LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë mendojnë se hyrja në BE dhe NATO nuk arrihet pa ndryshimin e emrit

Qytetarët e Maqedonisë mendojnë se hyrja në BE dhe NATO nuk arrihet pa ndryshimin e emrit

57% e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetin nismën qeveritare për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, kurse 23% nuk e mbështetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për 60% e të pyeturve, është shumë me rëndësi që menjëherë të zgjidhet çështja e emrit, kurse 15% konsiderojnë se kjo nuk është e rëndësishme. 49% mendojnë se çështja do të zgjidhet shumë shpejtë, kurse 42% mendojnë se çështja e emrit do të zgjidhet deri në fund të vitit 2018.

Këto të dhëna dalin nga hulumtimi i Institutit për hulumtime politike në Shkup (IHP), i realizuar në periudhën nga 16 e deri më 21 dhjetor të vitit të kaluar.


Në pyetësor janë përgjigjur 1113 persona. 47% e të pyeturve nuk do të pranonin që të ndryshohet emri kushtetues për përdorim ndërkombëtar në shkëmbim të anëtarësimit në BE dhe në NATO. 38,2% do të pranonin një ndryshim të tillë.

53% mendojnë se pa ndryshimin e emrit nuk mund të pranohet Maqedonia në BE dhe në NATO, kurse 27% mendojnë se ka një mundësi të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori