LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë mbështesin aplikimin e orës policore

Qytetarët e Maqedonisë mbështesin aplikimin e orës policore

Qytetarët vlerësojnë se aplikimi i orës policore si masë për të kufizuar lëvizjen është hap pozitiv dhe duhet të respektohet. Në anketën e “Alsat”, qytetarët vlerësojnë se ky vendim është në të mirën e të gjithëve, duke pasur parasysh se ka nga ata që nuk janë të kujdesshëm ndaj rrezikut që sjell coronavirusi.

“Është mirë kjo, në rregull është, duhet populli pak të rrijë në shtëpi. Mirë është ora 21 sepse dikush është në punë vjen mbas orarit të punës, dikush vjen në ora 19, në ora 20 varet si e ka orarin e punës”

“Gjithsesi se po, madje mendoj se koha është e shkurtër, dhe se duhet të jetë më herët”


Për shembull prej në sa ora?

“Prej në ora 19.00 deri në 05 në mëngjes. Sepse më së shumti nuk e respektojnë të rinjtë”

“Mirë është, gjithçka është në rregull”

“Është në rregull.”

A duhet të respektohet?

“Po duhet më shumë për njerëzit, por edhe për veten. Dikush mendon që të mos e respektojnë, për atë arsye e kanë sjellë këtë vendim, sepse shumica nuk e kanë respektuar. Mirë është ka kohë sa të duash”

Disa nga qytetarët mendojnë se masat duhet të respektohen, por se gjatë ditës është e nevojshme nga pak të lëvizet.

“Duhet ta respektojmë, por edhe në shpi nuk mund të rrimë, duhet pak të dalim në lëvizje. Siç thonë ata, është më mirë”

“Gjithkush ka mendime dhe njohuri të ndryshme për viruset. Viruse gjithmonë ka pasur dhe do të ketë edhe më tej. Unë derisa rregullohet ligjërisht dhe ekziston ligj do ta respektoj, por nëse është vetëm rekomandim atëherë do të veproj sipas mendimit tim”

Qytetarët thonë se çdo masë që është në mbrojtje të shëndetit duhet të respektohet. Për dallim nga ditët tjera, kryeqyteti sot ishte shumë më i qetë, thuajse gjysmë i fjetur. Në Çarshinë e Shkupit dhe në Qendër, lëvizjet ishin shumë të pakta, ndërsa rrallë shiheshin qytetar që kanë dalë për të shëtitur dhe për aktivitete të tjera./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori