LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Komunës së Aerodromit dhe Velesit janë mashtruar me drunj të zjarrit

Qytetarët e Komunës së Aerodromit dhe Velesit janë mashtruar me drunj të zjarrit

Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru të zjarrit, në Aerodrom dhe Veles.

Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht në ora 12:00 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur ka hedhur drunj e zjarrit tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për zjarr për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14.000 denarë, ndërsa mashtruesi ku i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë kamionin, por nuk është kthyer.


Përafërsisht në të njëjtën mënyrë dje ka qenë i mashtruar edhe 67 vjeçari T.K, i cili rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Veles.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve./Telegrafi/