Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se pas ankesës që kanë bërë gjykata ka vendosur që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që qytetarët e jugut të paguajnë për humbjet e energjisë elektrike në veri të vendit.
Ai ka deklaruar se llogaritet që deri tani nga xhepat e qytetarëve të pjesës tjetër të vendit të jenë marrë rreth 8 milionë euro, duke nënvizuar se ka kërkuar që kjo vlerë t’u rimbursohet qytetarëve, njofton Klan Kosova.
“Ne kemi bërë një raport publik lidhur me vendimin e ZRRE-së për të ngarkuar qytetarët e pjesës tjetër të vendit për shpenzimet që janë bërë në veri. Ne i kemi dhënë rekomandime që ajo është dashur t’i respektojë, por që ka dështuar ta bëjë këtë gjë. Kemi kërkuar që të pezullohet ky vendim. Tanimë gjykata ka vendosur që të miratojë kërkesën tonë”.
“Vlerësohet se 4,5 për qind e vlerës së faturës i është dedikuar mbulimit të shpenzimeve në veri, që ka ndodhur që nga viti 2012. Nuk mund të përdoret ligji për të mbuluar humbjet në veri përmes pagesës së qytetarëve në jug. Vlera totale që konsiderohet të jetë grumbulluar paligjshëm besohet të jetë rreth 8 milionë euro”.
“Kjo vlerë nuk ka mundur të identifikohet në fatura, pasi nuk ka qenë e shënuar në asnjë mënyrë. Ne kemi kërkuar që vlera që u është marrë padrejtësisht t’u rimbursohet qytetarëve në faturat e radhës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës