LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë

QKUK: Shpëtohet fëmija, i kishin mbetur dy kikirikë që bllokuan mushkërinë

Mjekët në QKUK kanë shpëtuar një fëmijë, i cili ishte në rrezik për jetë, pasi disa kikirikë i kishin bllokuar tërësisht mushkërinë e djathtë.

Drejtori i Otorinolaringologjisë (ORL), Hajdin Thaçi, bashkë me ekipin mjekësor, kanë ndërhyrë urgjentisht dhe intervenimi ka përfunduar me sukses brenda 10 minutave, ndonëse kishin paralajmëruar familjen për situatën e ndërlikuar dhe pasojat eventuale.

“Bronku i djathtë ka qenë i tëri i bllokuar, fëmija ka marrë frymë vetëm me anën e majtë. Në këtë rast, mushkëria e djathtë ka qenë tërësisht e bllokuar dhe ne në fakt kemi filluar tërheqjen një nga një të copëzave të kikirikut. Ka qenë një nga përmasat e mëdha të kikirikut, e cila e kishte bllokuar në tërësi bronkun, është dashur të thyhet dhe në e kemi heq në tërësi, kështu që fëmija menjëherë është ndjerë më mirë”, thotë Thaçi.


Sipas drejtorit Thaçi, në Klinikën e Otorinolaringologjisë, nuk ka vdekur asnjë fëmijë gjatë ndërhyrjeve kirurgjike, deri tash.

Klinika e Otorinolaringologjisë ofron shërbime për të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe një pjesë të veriut të Shqipërisë.

Aty është trajtuar me sukses edhe një paciente, të cilës i kishte depërtuar një gjilpërë në rrugët e ushqimit, teksa stomatologu po trajtonte dhëmbin e saj në një ordinancë private. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori