Që nga 9 maji i këtij viti, kur ekipi mjekësor i QKUK-së vendosi stendat në zemër për tre pacientë, asnjë shërbim i tillë më nuk është ofruar në këtë qendër. Zyrtarë të QKUK-së fajësojnë Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë të sigurimit të materialit, ndërsa këta të fundit thonë se problemi është të keqmenaxhimi i QKUK-së.
Stagnimi i stafit mjekësor të QKUK-së më vendosjen e stendave në zemër ka bërë që të zbehen shpresat e pacientëve, të cilët ishin ngjallur në fillim të muajit majë të këtij viti. Rrëfimi i një familjari, i cili deshi të mbetet anonim, tregon më së miri se si është dashur të paguaj para të majme jashtë shtetit për një shërbim të tillë.
“Unë kam qenë para dy muajve për stendat e mamitë, ndërsa kur kam shkuar me e regjistruar, aty ka qenë mbi një mijë numri i pacientëve që ishin duke pritur për me i vendos stendat. Ndërsa, atëherë jemi detyruar që ta dërgojmë jashtë vendit për shkak që sëmundja nuk ka pritë, thoshin që janë duke punuar, mirëpo, pacientët thoshin që na po presim e s’po mundemi me i vendos stendat. Për këtë shërbim që e kam kryer jashtë vendit më ka kushtuar nëntë mijë euro”.
Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë informon se ky shërbim kishte filluar që të ofrohet në QKUK.
“Me 9 maj të këtij viti, për herë të parë në QKUK janë vendosur tri stenda, që nga ajo ditë e deri më sot nuk është vendosur asnjë stendë tjetër sa i përket kardiologjisë invazive nuk në QKUK”, thotë Hoti.
I pyetur se ku është problemi i mos funksionimit të këtij shërbimi, drejtori mjekësor i QKUK-së Sali Krasniqi shpjegon.
“Për material harxhues jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, për me i siguru presim që brenda javës të startojmë me vendosjen e stendave në kardiologjinë invazive. E kemi bërë edhe dhomën”, thotë Krasniqi.
Ndërsa, Hoti, e mohon një gjë te tillë.
“Ministria e Shëndetësisë, që prej 5 qershorit të këtij viti, ka furnizuar me stenda për sasi vjetore QKUK-në. Është krejt çështje e menaxhimit të punës se si ata e menaxhojnë këtë proces, duket se mungon gatishmëria e stafit për ta kryer këtë punë”, tha Hoti.
Mbetet të shihet, se a do të rifillohet nga java e ardhshme që të ofrohet një shërbim i tillë në QKUK, ashtu siç u paralajmërua nga zyrtarë të kësaj Qendre. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame