Politika e jashtme e Kosovës varet plotësisht nga rezultatet e dialogut me Serbinë. Serbët kanë listuar Kosovën si fitimtare të dialogut, ndërsa shqiptarët Serbinë.
Kështu u tha në konferencën “Dekonstruktimi i perceptimeve publike: Politika e Jashtme e Kosovës dhe Dialogu me Serbinë”, të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ku u tha se fërkimet mes elitës politike në Kosovë, tensionet dhe frika nga përshkallëzimi i mundshëm i situatës në pjesën veriore të vendit, janë renditur si shqetësimet kryesore nga të anketuarit.
Donika Emini, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë tha se Kosova këtë vit përveç që nuk ka arritur të ketë njohje të reja, për herë të parë është ballafaquar me tërheqjen e njohjeve.
Ajo adresoi si problematikë faktin se deri më tani askush nuk ka folur për raportet e Bosnjës me Kosovën, se pse Bosnja nuk e njeh Kosovën gjë që sipas saj ka reflektuar edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Sipas saj, influenca e Serbisë në Kosovë është parë si shumë e rrezikshme, sidomos përmes Listës serbe, dhe vet fakti që ata janë takuar në Beograd për të marrë vendime të rëndësishme për Kosovën ka dhënë perceptimin se ata mund të vendosin në Kuvend.
Emini bëri të ditur edhe rezultatet e anketimit lidhur me atë se si e shohin qytetarët dialogun Kosovë -Serbi.
“Serbët kanë listuar Kosovën si fitimtare të dialogut, ndërsa shqiptarët Serbinë. Ka pasur edhe qytetarë që dialogun e shohin si luftë gjoepolitike në mes Rusisë dhe SHBA-ve. 80 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se Asociacioni do të ishte pengesë në dhe do të sillte një skenarë sikur të Republika Srbska në Bosnje. Ndërsa sa i përket asaj se kush duhet t’i udhëheq negociatat me Serbinë, 15 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se Hashim Thaçi duhet të udhëheq negociatat, teksa 11.5 përqind janë deklaruar për Albin Kurtin”, shtoi ajo.
Ajo tha se Kosova ka bashkëpunim më të theksuar me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Sipas saj, Gjermania konsiderohet si një nga aletet me të mirë nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa siç tha ajo, Rusia shihet si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
E drejtori i QKSS-s, Florian Qehaja, tha se ka një rritje të antagonizmit në raport të qytetarëve me ndërkombëtarët. Ndërsa u shpreh se Kosova nuk ka ndonjë perspektivë të qartë euroatlantike.
E njohësi ri çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Kosova gjithmonë ka bërë kompromise, si ai për fusnotë.
“Kjo na ka sjellë në një situatë që e kemi tani. Fajin më së shumti e kemi vet. Kemi shkuar të papërgatitur me ekipe jo kompetente. Kemi shkuar me hapa të ngutshëm që mund të sjellin pasoja”, tha Ibishi.
Ndryshe, hulumtimi ka gjetur se rreth 11 përqind e të anketuarve përgjithësisht e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa perceptimi negativ është i pranishëm kryesisht në mesin e të anketuarve serbë të Kosovës, të cilët e kundërshtojnë fuqishëm integrimin e Kosovës në NATO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës