LAJMI I FUNDIT:

Qindra të humbur në Filipine

Qindra të humbur në Filipine

Qindra pasagjerë që po udhëtonin me një traget në Filipine, rezultojnë të humbur pasi trageti u godit nga një tajfun. Zyrtarë vendas thanë se trageti u batua në detin e trazuar në momentin kur iu fikën motorët.

Një dëshmitar tha se trageti ishte kthyer përmbys.

Skuadrat e shpëtimit në Filipine thanë se kishin gjetur vetëm tre të mbijetuar dhe se nuk kishte shenjë tjetër jete.

Banorët vendas thanë se kishin gjetur katër trupa pa jetë në breg.


Rojet bregdetare dhe njësitë e flotës patën vështirësi që t’i afroheshin tragetit për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.

Autoritetet thonë se të paktën 59 vetë kanë vdekur nga përmbytjet apo rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga Tajfuni Fengshen në rajonet jugore dhe qendrore të Filipineve. /bbc/