LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet për mbrojtje juridike në Speciale

Qeveria do t’i mbulojë shpenzimet për mbrojtje juridike në Speciale
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbrojtjen e qytetarëve që mund të jenë pjesë e akuzave nga Dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike.

“Kabineti qeveritar ka miratuar edhe një vendim që bënë të implementueshëm ligjin për mbështetje juridike dhe financiare të qytetarëve të Republikës së  Kosovës, të personave të akuzuar potencialë nga Dhomat e Specializuara, dhe do të krijojë një komision ndërqeveritar për mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes sipas Ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Propozimi është bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se Qeveria të shpreh gatishmëri për mbrojtjen e qytetareve tanë që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara.


“Duhet marrë veprime për mbrojtjen e qytetarëve me qëllim që gjykimet të jenë të drejta dhe të paanshme. Mjetet financiare për mbulim të shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare. Po propozoj Komisionin që do të merret me mbrojtjen e këtyre personave. Konsideroj që Kosova nuk do ta lë në momentin e fundit të marrë veprim. Duhet të jemi te gatshëm tani e tutje”, tha ai.