Përfshirja e mërgatës dhe diasporës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës është një prej prioriteteve të rëndësishme të Qeverisë Kurti.
Kështu theksohet në programin qeverisës të kësaj qeverie për katër vitet e ardhshme 2021-2025.
“Rëndësi të posaçme do t’i kushtohet rrjetëzimit të profesionistëve në mërgatë, ndërtimit të mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimin e mekanizmave për përfshirje aktive në politikat zhvillimore. Qeveria do të angazhohet në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të pjesëtarëve të diasporës duke fuqizuar zhvillimin e mësimit plotësues në diasporë dhe në lehtësimin e shërbimeve konsullore në misionet diplomatike, si edhe krijimin e mundësive për votim nëpër misione diplomatike”, thuhet në program.
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka paraparë ndryshimin e Ligjit për diasporën, që siç theksohet për të reflektuar ndryshimet institucionale.
“Qeveria gjithashtu do të angazhohet në përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit duke angazhuar mërgatën në diplomaci kulturore, ekonomike dixhitale në mënyrë që të punojmë në promovimin e Kosovës. Në këtë drejtim, do të ndërtojmë një strategji partneriteti ku vlerësojmë mërgatën si një faktor që do të ushtrojë ndikimin e saj në vendlindje dhe anasjelltas përmes përfshirjes dhe angazhimit të mërgatës në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, angazhim direkt në sektorë të rëndësishëm në implementimin e politikave, prioritet në investime dhe bashkinvestime me biznese vendore”, thuhet në program, shkruan Telegrafi.
Politika e jashtme ekonomike do të jetë një prej shtyllave kryesore të politikës së jashtme të Qeverisë së Kosovës.
“Për arritjen e këtij synimi po hartohet një strategji, e cila nuk synon efektet afatshkurta por suksesin afatgjatë dhe në radhë të parë krijimin e vendeve të reja të punës. Do t’iu drejtohemi sidomos atyre shteteve, në të cilat jeton mërgata dhe diaspora jonë”
Qeveria Kurti thekson se do ti jap fund dukurisë së deritanishme të injorimit dhe manipulimit të votës së mërgatës.
“Do të krijohen mundësi praktike për të lehtësuar votimin duke e mundësuar atë në konsullata dhe ambasada, konform asaj se çfarë nënkuptojmë kur flasim për demokraci, të drejta të barabarta për të gjithë dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera evropiane. Kohët e bllokadës ose keqpërdorimit të mërgatës dhe diasporës nga ana e institucioneve shtetërore do t’i takojnë përfundimisht të kaluarës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës