LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të mbajë seancën e 78-të, në rend dite tema ekonomike

Qeveria do të mbajë seancën e 78-të, në rend dite tema ekonomike

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në seancën e sotme të Qeverisë do të rishikohet informacioni në lidhje me sjelljen e programit për konkurrencë, inovacione dhe ndërmarrësi për vitin 2018, si dhe informacioni në lidhje me nënshkrimin e memorandumit për mirëkuptim në sektorin energjetik mes Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës dhe Xehtarisë së Kosovës.

Para ministrave sot do të gjenden edhe dy informacione të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e procedurës për shpallje publike për zgjedhjen e koordinatorit kombëtar për transplantime, si dhe informacioni për fillimin e procedurës për nënshkrimin e marrëveshjes për shpallje publike dhe plan aksionar për rikonstruimin e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si material për informim në seancën e 78-të ministrat do të rishikojnë edhe raportin për realizim të planit operativ të aktiviteteve për zbatimin e strategjisë kombëtare për barazim të të drejtave të personave me nevoja të veçanta për vitin 2017./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori