LAJMI I FUNDIT:

Qeveria sqaron emërimin e Veliut për koordinator kundër terrorizmit, thotë se nuk do të ketë pagesë shtesë

Qeveria sqaron emërimin e Veliut për koordinator kundër terrorizmit, thotë se nuk do të ketë pagesë shtesë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Agim Veliun koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Më këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Veliu emërohet koordinator kundër terrorizmit, Tahiri: Nuk është si koordinatorët e mëparshëm
Lexo po ashtu Veliu emërohet koordinator kundër terrorizmit, Tahiri: Nuk është si koordinatorët e mëparshëm

Lidhur me këtë emërim, Qeveria përmes një njoftimi për media ka sqaruar se Veliu nuk do të ketë pagesë shtesë e as kabinet të tij.


“Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka emëruar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit. Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori