Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka emëruar ministrin Agim Veliu, Koordinator Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.
Më këtë vendim, ai do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për koordinimin, bashkërendimin, monitorimin dhe raportimin e implementimit të politikave, aktiviteteve dhe veprimeve lidhur me çështjet e luftimit të terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në këtë detyrë, koordinatori do të këshillojë kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin dhe do të koordinon aktivitetet e të gjitha institucioneve relevante në çështjet e luftimit të terrorizmit dhe masave kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit do të jetë përgjegjës dhe pikë kontakti ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë koordinimin e organizimeve, donacioneve dhe projekteve vendore dhe ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, tregoi punën që ka bërë dikasteri që ai udhëheq dhe nevojën për këtë koordinator.
“Duke u bazuar në nevojën për funksionalizim sa më të mirë të MPB-së dhe objektivave që dalin nga plani qeverisës, informoj që ne jemi në fazën fillestare të procesit të bashkimit të strategjive nacionale, e që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një ndër strategjitë e rëndësishme që është nën udhëheqjen e MPB-së është strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit. Pas analizave të bëra nga ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit si dhe në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe partnerëve strategjikë është filluar puna në procesin e bashkimit në mënyrë që të votohet më së largu deri në fundin e viti 2020, ashtu siç figuron në planin vjetor të dokumenteve strategjike 2020-2022”, tha ai.
E zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dha sqarime se ky koordinator nuk është sikur në të kaluarën, por që tha se është një pozitë brenda qeverisë për luftimin e ekstremizmit.
“Duhet të theksojmë një çështje që nuk u tha, mos të keqkuptohet nuk jemi duke folur për koordinatorë nacionalë të cilët kanë qenë të themeluar në qeverinë e kaluar, por jemi duke folur për një pozitë brenda qeverisë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për luftimin e ekstremizmit dhe të gjitha formave të tjera që lidhen me qeverinë”, tha ai./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Banka Popullore e RMV-së rrit cilësinë e të dhënave statistikore për mbështetjen e politikave monetare
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë
Pse s’po e njeh Spanja Kosovën?
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi