LAJMI I FUNDIT:

Qeveria sot mban seancë, do të shyqrtohet informata për gazpërçuesin dhe hekurudhën

Qeveria sot mban seancë, do të shyqrtohet informata për gazpërçuesin dhe hekurudhën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 150-të me më tepër pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës dhe tema në interest ë qytetarëve.

Në këtë mbledhje me propozim të Shoqatës aksionare për kryerje të veprimeve energjetike MER në pronësi shtetërore do të prezantohet Informata për dinamikën dhe mjetet financiare për realizimin e projekteve për ndërtimin e gazësjellësve magjistralë, aksi rrugor “Gostivar-Kërçovë” dhe aksi rrugor “Sveti Nikole – Veles”. Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së do të njoftohet edhe me informatën për
përpilimin e Ligjit për donacion të ushqimit të tepruar.

Nga informacionet për të cilat Qeveria e RMV-së do të sjellë mendim janë edhe Informata për punën e Komisionin Ndërqeveritar Maqedonas – Rus për bashkëpunim tregtar-ekonomik dhe bashkëpunim shkecor-teknik ndërmjet RMV-së dhe Federatës Ruse, si dhe Informata për dhënien e pëlqimit për shndërrimin e përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore për përpilimin e ndryshimit dhe
plotësimit të Projektit për infrastrukturë për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë – Beljakovcë, Komuna e Kumanovës me Propozim-vendim.


Mbledhja e 150-të e rregullt e Qeverisë së RMV-së, me pikat e tjera të shumta të rendit të ditës, është paraprë të fillojë sot në orën 12:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori