LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shton kompetencat, vendos për pagat e pushtetit vendor

Qeveria shton kompetencat, vendos për pagat e pushtetit vendor

Qeveria ka përgatitur një projektligj, i cili i jep Këshillit të Ministrave të drejtën për klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë e minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe administratën e qeverisjes vendore.

E përditshmja Shqip raportoi se enjten se në këtë mënyrë qeveria rrit kompetencat e veta, ndërsa i heq Kuvendit të drejtën për të dhënë shpërblime. Sipas projektligjit, Kuvendi do të ketë të drejtën për të miratuar pagën e Presidentit dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore kushtetuese dhe të pavarura.

Nga ana tjetër, legjislativi privohet nga e drejta e deritanishme për të përcaktuar shpërblimin për anëtarët e këshillave, bordeve apo komisioneve të ndryshme të institucioneve qendrore the të pavarura.

Projektligji gjithashtu parashikon që organet kolegjiale drejtuese, të njësive të fondeve speciale, të institucioneve publike, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital 50% shtetëror do të miratojnë nivelet e pagave të punonjësve brenda kufirit minimal dhe maksimal të caktuar nga Këshilli i Ministrave, në varësi të mundësive financiare dhe pas miratimit nga ministri përkatës.


Ndërkohë, vendoset edhe limit për masën e shpërblimit të punës, duke parashikuar jo më shumë se një pagë mujore në vit pas daljes së rezultatit financiar vjetor si dhe pas miratimit nga ministri përkatës. /Telegrafi/