LAJMI I FUNDIT:

Qeveria rrit pagat e mësimdhënësve për 12 për qind

Qeveria rrit pagat e mësimdhënësve për 12 për qind

Qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 2 milion eurove dhe përmes tij do ti mbulojë shpenzimet për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12 për qind.

Sipas gazetës ” Koha Ditore” pagat e arsimtarëve do të rriten për 20 euro. Por para se të marrin këtë rritje të pagave,mësimdhënësit së pari duhet të licencohen.

Kjo është hera e dytë që pagat e arsimtarëve rriten për 20 euro shkruan kjo gazetë duke potencuar se kryeministri Hashim Thaçi gjatë fushatës elektorale kishte premtuar një rritje deri në 100 për qind gjatë një tubimi elektoral në rajonin e Dukagjinit.