Anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të qirasë në vlerë prej 100 euro për banorët e veriut të Mitrovicës, kanë publikuar të martën një listë të mundshme me përfituesit e kësaj ndihme për këta banorë, të cilët që dhjetë vjet janë duke jetuar me qira në jug të Mitrovicës si dhe në qytetet tjera të Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të qirasë, tha se për të qenë përfitues kanë aplikuar 432 banorë, ndërsa lista ka dalë me 280 përfitues.
Ai sqaroi se me 360 mijë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës do t’u paguhet qiraja 300 familjeve të veriut për një vit, mirëpo në listën e përfituesve të mundshëm janë lënë edhe 20 vende të lira, me qëllim që gjatë periudhës së ankesave të futen në listë ata që dëshmojnë se plotësojnë kriteret për të qenë përfitues.
Poashtu, sipas tij, bashkërisht me qytetarët e veriut, do të shqyrtohen rastet dhe do të shkëmbehen informatat për rastet e mundshme që janë në listë dhe që i kanë shitur pronat në veri, mirëpo që komisioni nuk ka mundur t’i verifikoj. “Nëse verifikohen raste të tilla ato do të përjashtohen nga lista”.
Bejtullahu ftoi banorët e veriut, që të jenë aktivë gjatë kësaj jave dhe t’i ofrojnë dëshmitë për ata që i kanë shitur banesat dhe shtëpitë në veri e që mund të figurojnë në listat e përfituesve të mundshëm të qirasë. “Jemi duke bërë përpjekje që të gjejmë mënyrën më të mirë dhe më efikase për të bërë një përzgjedhje sa më korrekte”, tha ai.
Ai tha se prej kritereve bazë për të qenë përfitues të qirasë kanë qenë që aplikanti të jetë banor i veriut, të mos e ketë shitur pronën, banesën ose shtëpinë, të jetë duke jetuar në jug ose në qytetet tjera të Kosovës me qira, mos të ketë të ardhura më të larta se 300 euro etj.
Ai sqaroi se ata që kanë mbetur të papërfshirë në listë dhe që kanë dëshmi se i plotësojnë kriteret kanë shtatë ditë në dispozicion që të bëjnë ankesat, të cilat do të shqyrtohen nga komisioni pas një jave.
Sipas tij, prej atyre që kanë aplikuar ka shumë banorë që përveç jugut të Mitrovicës jetojnë në Prishtinë, Gjakovë, Vushtrri etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para