LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nesër do të emërojë drejtorë të rinj?

Qeveria nesër do të emërojë drejtorë të rinj?

Drejtorë të rinj në disa institucionet dhe ndërmarrje, Qeveria e Maqedonisë pritet të emërojë në seancën e nesërme qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca qeveritare tashmë është planifikuar mëson TV24. Ndërsa, për momentin nuk zbulohen emrat e drejtorëve të rinj dhe as ndërmarrjet dhe institucionet të cilat do të bëhen me udhëheqës të ri.

Sipas disa informacioneve partnerët e koalicionit janë marrë vesh për ndarjen e drejtorive në institucionet e mbetura dhe janë caktuar edhe emrat e tyre.


Për momentin nga institucionet dhe kompanitë më të mëdha, pa drejtorë janë ELEM, MEPSO, Agjencia për Rrugët Shtetërore, Doganava dhe Pagesave dhe institucione tjera. Megjithatë, nuk ka informacione se në cilat institucionet nesër do të emërohen drejtorë të rinj./Telegrafi/