LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i ndanë 100 mijë euro Infrakosit

Qeveria i ndanë 100 mijë euro Infrakosit
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për ndërmarrjen Infrakos nga kursimet buxhetore që janë bërë nëpër ministri dhe institucione tjera qeveritare.

Ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami tha se disa ndërmarrje publike janë duke afaruar me humbje, e cila tha se krahas mbështetjes duhet të ndërmarrin masa si Qeveri.

“Ne kemi rastin e Telekomit të Kosovës e cila nuk ka paguar dividentën për Qeverinë dhe kemi informacione se është duke afaruar me humbje. Për këtë duhet të ndërmerren masa”, tha ministrja Bajrami. /Telegrafi/