Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese\elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.
Vendimi i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ishte për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.
Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”
Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021.
Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi. 50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese.
Përfitues të këtyre lirimeve do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Për zbatim të këtij vendimi janë ndarë mjete në vlerë tre milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë euro (3,232,000). Këto mjete do të kompensojnë të hyrat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Këto mjete do të merren nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen te Thesari në kategorinë e shpenzimeve të Subvencioneve dhe Transfereve.
Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021. Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë.
Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Vendimi i katërt i aprovuar në mbledhjen e sotëm ka qenë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sqarohet se mjetet për zbatimin e vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të UÇK-së, do të sigurohen nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e Rezervës dhe të njëjtat transferohen të nën programi për Invalidët e Luftës – kategoria e shpenzimeve dhe transfereve dhe nga aty te Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi