LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miratoi projektligjin për shoqëritë tregtare

Qeveria miratoi projektligjin për shoqëritë tregtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës miratoi projektligjin për shoqërinë tregtare, i cili është i paraparë me planin kombëtar për MSA dhe do të ketë ndikim pozitiv në bërjen e biznesit.

Ministrja e Tregtisë, Hikmete Bajrami tha se ky projektligj do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe është i paraparë në planin kombëtar për MSA- në.

Qeveria po ashtu ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për financimin shtesë për projektin për bujqësi dhe zhvillim rural në mes të Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për zhvillim në vlerë prej 20 milionë euro.


Po ashtu, Qeveria miratoi propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 100 mijë eurove për funksionalizimin e Programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj tha se duhet bërë ndarja e mjeteve financiare për kompensim të viktimave të krimit të kategorive të veprave penale të caktuara si vrasje dhe disa vepra tjera. Ndërkaq ministri i Financave, Avdullah Hoti njoftoi kabinetin qeveritar mbi performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar -shkurt 2017.

Me këtë rast u bë e ditur se të hyrat janar shkurt kanë shënuar rritje modeste prej 1.3 për qind krahasuar me vitin paraprak, ndërsa të hyrat vetanake në nivelin lokal janë rritur prej 6.2 për qind. Sa i përket shpenzimeve janë pothuajse të njëjta me ato të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori