LAJMI I FUNDIT:

Qeveria merr vendimin përfundimtar, FFK bëhet me pronë

Qeveria merr vendimin përfundimtar, FFK bëhet me pronë

FFK do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar.

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin përfundimtar për aprovimin e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme (ish-shoqërore) të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit “Renovimi dhe ndërtimi i objekteve për nevoja të selisë qendrore të Federatës së Futbollit të Kosovës”, në zonën kadastrale në Prishtinë.

Kësisoj, tashmë FFK do ta ketë pronën e saj dhe për herë të parë në histori do të mundësohet krijimi i një selie moderne për futbollin kosovar.


Kurdisjet në futbollin e Kosovës, tani çdo ndeshje monitorohet nga pesë kompani të angazhuara nga UEFA
Lexo po ashtu Kurdisjet në futbollin e Kosovës, tani çdo ndeshje monitorohet nga pesë kompani të angazhuara nga UEFA

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi, pasi kjo ka qenë njëra nga çështjet jetike për zhvillimin e FFK-së.

Tashmë, për herë të parë Kosova do ta ketë Shtëpinë e Futbollit, me plotëkuptimin e fjalës.

Federata e Futbollit e Kosovës falënderon për përkrahje të vazhdueshme të gjitha institucionet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari e ministri i sportit, por edhe për bashkëpunim shumë të mirë të gjithë kryetarët e komunave, ngase në këtë mënyrë po mundësohet krijimi i kushteve më të mira të infrastrukturës për rininë tonë, e cila është e mishëruar me futbollin.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori