Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e 50-të me radhë në të cilën ka miratuar vendime dhe politika nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Në mbledhjen e sotme miratimin e Qeverisë e ka marrë Projektligji për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Amandamenti i marrëveshjes vjen si rezultat i kërkesës për zgjatjen e afatit të kredisë deri më 2020, sepse sipas marrëveshjes bazë, data e fundit e disponueshmërisë së mjeteve të kredisë ka qenë 15 dhjetori i vitit 2018.
“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian gjithashtu ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. Aprovimi i këtij Projektligji do t’i shërbejë Qeverisë së Republikës së Kosovës në përafrimin dhe realizimin e objektivave për integrim në Bashkimin Evropian, duke zhvilluar bashkëpunimin e ndërsjellë midis dyja vendeve. Të dy vendet do të intensifikojnë dialogun për rritjen e bashkëpunimit në kontekstin e integrimit dhe aderimit si dhe në afirmimin e vlerave evropiane. Marrëveshja synon të rrisë stabilitetin në rajon si dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Fokus i veçantë i marrëveshjes do të ketë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të kapitalit, bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe harmonizimin e legjislacioneve me Acquis të BE-së”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim ka marrë miratimin e Qeverisë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat ekonomike. Projektligji ka për qëllim qartësimin e procedurave për themelimin, administrimin dhe menaxhimin e zonave ekonomike, vendndodhjen e zonave ekonomike, mënyrën e shfrytëzimit dhe promovimit të zonave ekonomike. Krijimi dhe zhvillimi i zonave ekonomike mundësohet përmes investimeve të reja, aktiviteteve industriale, lehtësimit të hyrjes së mallrave dhe kapitalit, përmes aplikimit të teknologjive të avancuara, krijimit të vendeve të reja të punës si dhe nxitjes së investimeve të huaja dhe shkëmbimeve tregtare.
Pas shqyrtimit, kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligjin për Filarmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës. Projektligji rregullon organizimin e veprimtarisë dhe funksionimin e institucioneve të Filarmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilat ushtrojnë veprimtari kulturore-artistike me interes të veçantë për Kosovën.
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Strategjinë kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2021-2023. Me vendimin për miratimin e kësaj Strategjie obligohen të gjitha institucionet e përmendura në Strategjinë kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2021-2023, për zbatimin e saj. Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është një detyrim që rrjedh edhe nga legjislacioni në fuqi, respektivisht nga korniza ligjore që mbulon deklarimin e pasurisë, konfliktin e interesit, mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe është një obligim që rrjedh nga anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë për luftën kundër korrupsionit.
Strategjia kundër Korrupsionit 2021-2023 dhe Plani i saj i Veprimit është përgatitur me një qasje gjithëpërfshirëse që të trajtojë korrupsionin si një agjendë horizontale, ku të gjitha institucionet relevante ndër-veprojnë për zbatimin e saj. Ajo përmban veprime prioritare, kryesisht nën përgjegjësinë e Agjencisë Kundër Korrupsionit, për fuqizimin e mekanizmave përkatës për luftimin e korrupsionit, rritjen e transparencës së veprimeve të institucioneve publike, integritetin e zyrtarëve publikë dhe transparencën në procedurat e rekrutimit të tyre, përmirësimin e kornizës ligjore kundër korrupsionit, etj. Sidoqoftë, Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandohet që, në kuadër të përgjegjësive të saj, të plotësojë dhe përforcojë vazhdimisht Strategjinë dhe Planin e Veprimit, në mënyrë që këto t’i përgjigjen në vazhdimësi sfidave dhe pengesave të identifikuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Duhet theksuar se, meqenëse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është një fushë shumë e gjerë dhe është prioritet i kësaj Qeverie, kjo Strategji do të plotësohet, përforcohet dhe do të komunikojë edhe me dokumentet tjera strategjike, konkretisht me Strategjinë e Sigurisë së Kosovës dhe Strategjinë e Drejtësisë, të cilat shumë shpejtë do të sillen për miratim në Qeveri.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar zëvendësimin e ndarjeve buxhetore në mes të burimeve të financimit dhe bartjen e shpenzimeve në shumën prej njëzet e tetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë (28,176,480) euro, bazuar në Ligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, për projektin “Projekti Emergjent Covid-19 për Kosovën” me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për rimbursim të shpenzimeve të ndodhura në emër të kredisë për masat fiskale 1.1 dhe 1.15 të parapara në Pakon Fiskale Emergjente.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për zëvendësimin e ndarjeve buxhetore në mes të burimeve të financimit dhe bartjen e shpenzimeve në vlerë 17 milionë e 34 mijë e 744 euro, bazuar në Ligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, për projektin “Instrumenti për financimin e sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19 me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, për të rimbursuar shpenzimet e ndodhura në emër të kredisë për masat fiskale 1.6 dhe 1.7 të parapara në Pakon Fiskale Emergjente dhe të shpenzimeve në kuadër të Planit për Gatishmëri”, thuhet më tej në njoftim.
Është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe rregullime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020. Mjetet në vlerë prej 500 mijë euro nga Ministria e Financave transferohen në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka aprovuar edhe kërkesën e Komunës së Prizrenit për transferim të mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit në shumën prej 931 mijë e 537 euro, për shlyerjen e obligimeve të Komunës së Prizrenit lidhur me projektin “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza”.
Edhe kërkesa e Komunës së Gjakovës për transferim të mjeteve buxhetore në shumën prej 275 mijë e 57 euro për shlyerjen e obligimeve të komunës lidhur me projektin “Impianti i ujërave të zeza”, është aprovuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Me vendimin e miratuar sot është themeluar Sekretariati për monitorimin dhe koordinimin e zbatimit të aktiviteteve të operacionalizimit të zotimeve të Qeverisë së Kosovës për reformat si parakusht për zbatimin e “Financave Publike të Kosovës dhe Zhvillimit të Politikave Financiare” me Bankën Botërore. Sekretariati do të përbëhet:
Ministri i Ministrisë së Financave – kryesues;
Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit;
Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;
Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale;
Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
Drejtori i Zyrës Ligjore, Zyra e Kryeministrit të Kosovës;
Drejtori i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit të Kosovës;
Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit, Ministria e Financave;
Drejtori i Departamentit të Buxhetit, Ministria e Financave;
Drejtori i Departamentit Ligjor, Ministria e Financave;
Drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë Financiar, Ministria e Financave.
Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”. Emri i projektit investues nga ky investitor është VICIANUM MINING PROJECT, dhe kapitali i investimit strategjik është 45,080,383.68 euro, për një periudhë pesë vjeçare. Investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri. Pronat ku realizohet investimi janë prona publike dhe private.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e zhvilluar sot ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për kriteret e mbështetjes së Ndërmarrjeve Publike në zbatim të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përputhje me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe Koncept-Dokumenti për ndryshimet klimatike. Koncept-Dokumenti ka identifikuar problemet dhe sfidat që lidhen me përmirësimin e legjislacionit primar dhe sekondar ekzistues që rregullon çështjet nga fusha e ndryshimeve klimatike përmes transpozimit të legjislacionit të BE-së, duke e pasur në konsideratë angazhimin e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dy vendime për t’i kërkuar autorizimin Presidentit të Republikës së Kosovës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për financimin dhe drejtimin e projektit Heras+/Arsimi i Lartë, Hulumtim dhe Shkenca Aplikative në Kosovë midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim –ADA. Ndërsa me vendimin tjetër i kërkohet Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë nënshkrimin e Marrëveshjes për Amendamentin 02 të Marrëveshjes dypalëshe në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit për zhvillim “Programi për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë”.
Gjithashtu kanë marrë miratimin e Qeverisë edhe dy nisma për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare:
Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare në “Hani i Elezit-Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.
Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kabineti Qeveritar në mbledhjen e sotme është informuar edhe me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi