Qeveria lavdërohet me reformat, ekspertët kritikojnë për moszbatimin e ligjeve

Miratimi i ligjeve për gjyqësorin dhe sigurinë nuk nënkupton edhe përmirësimin e gjendjes në këto sfera, pa nisjen e zbatimit në praktikë të këtyre zgjidhjeve ligjore.
Ekspertët thonë se Maqedonia edhe më parë ka miratuar ligje të mira, porse ato asnjëherë nuk kanë gjetur zbatim në praktikë, gjë që është evidentuar në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare.
Ligjet në gjyqësor janë shumë të rëndësishme pasi nga to varet në masë edhe procesi i integrimit euroatlantik të vendit, thotë njohësi i çështjeve juridike, Jove Tërpenovski.
Sipas tij, miratimi i ligjeve është vetëm një hap para, pasi ka ende shumë punë deri në përmbylljen e procesit reformues.
“Njerëzit e inkuadruar në sistemin e drejtësisë, së pari duhet të ndryshojnë mentalitetin. Ata duhet të jenë zbatues të përpiktë të ligjit, të drejtësisë dhe të kenë ndërgjegje të lartë. Nëse ndryshojnë mënyrën e të menduarit, do të ndryshojë edhe mënyra e punës së tyre dhe kjo nënkupton ngritjen e nivelit të gjyqësorit, që është ndër sferat më të kritikuara në Maqedoni”, thotë Tërpenovski.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se Qeveria ka plotësuar thuajse në tërësi planin 3-6-9 që ka të bëjë kryesisht me plotësimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian, e ku bëjnë pjesë edhe ligjet për sigurinë, administratën publike, ndërsa pret që deri para publikimit të Raportit të progresit, më 17 prill, të miratohen edhe ligjet në gjyqësor, që janë shtyrë për disa ditë për shkak të nevojës për konsultime brenda opozitës.
“Komisioni Evropian është i impresionuar nga puna e qeverisë së re dhe në anën tjetër na kanë rekomanduar që të mos mendojmë se me ditën që përfundon plani 3-6-9 përfundojnë edhe obligimet tona karshi reformave apo nevojës për qeverisje të mirë. Pra, duhet të vazhdojmë me këtë dinamikë, përkushtim dhe të mos lejojmë që të përsëriten gabimet e së kaluarës dhe perspektiva e dyert e BE-së do të jenë të hapura”, thotë Osmani.
Por, drejtuesit e gjykatave kërkojnë zgjidhje ligjore, me të cilat do të evitohen presionet ndaj gjykatësve, që kanë qenë shumë të pranishme në dhjetë vitet e fundit.
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivanov Xholev, thotë se kriteret që parashohin shkarkimin e gjyqtarëve janë abstrakte dhe joprecize, gjë që mund të çojnë në frikësimin e gjyqtarëve nga proceset e porositura.
Ai propozon që Shoqatat e gjykatësve përmes Këshillit të Etikës, të përfshihen në procedurën e shkarkimit të gjykatësve dhe të mos lejojë procedura tendencioze dhe të pabazuara ndaj tyre.
“Përshtypja e gjykatësve është se shumë prej procedurave kundër tyre, janë të porositura me qëllimin e vetëm, frikësimin e tyre. Për shembull ndaj meje që nga mesi i vitit 2015 e deri nga mesi i vitit 2017 ishin ngritur nëntë procedura për shkarkimin tim. Edhe pse të gjitha ishin ndërprerë, megjithatë unë kam ndjerë një presion të madh”, deklaron Xholev.
Se a janë zgjidhjet ligjore të miratuara dhe ato që pritet të miratohen, në përputhje të plotë me kërkesat apo standardet evropiane, do të dihet nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian që do të publikohet më 17 prill. Një ditë më vonë në Maqedoni pritet të arrijë komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi