LAJMI I FUNDIT:

Qeveria injoron rezolutat e Kuvendit

Qeveria injoron rezolutat e Kuvendit

Vendimet e Kuvendit janë obligative për Qeverinë, megjithatë ekzekutivi i vendit nuk po i respekton disa rezoluta të miratuara nga legjislativi.

Vlerësohet se deputetët e koalicionit qeverisës për shkak të “nënshtrimit” ndaj shefave të tyre po pamundësojnë kontrollin e Kuvendit ndaj punës së Qeverisë.


Në këtë legjislaturë janë miratuar 7 rezoluta, ndërsa dy projektrezoluta të tjera kanë mbetur për votim nga seanca plenare e 19 janarit 2017, por pjesa më e madhe e këtyre nuk janë zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.

Subjektet opozitare thonë se tashmë është bërë praktikë që këto rezoluta të mos respektohen nga ekzekutivi. Kurse, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kuvendi nuk po arrin ta luajë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Ndërsa, përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë folur për këtë çështje. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori