LAJMI I FUNDIT:

Qeveria financon bashkësitë fetare

Qeveria financon bashkësitë fetare

Qeveria shqiptare vendosi të mërkurën financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave, propozim ky i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Qeveria vendosi që shuma prej 100.000.000 (njëqind milionë) lekësh, e miratuar për financimin e bashkësive fetare, në buxhetin e vitit 2011, ndahet midis bashkësive kryesore fetare në vend.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31.632.000 (tridhjetë e një milionë e gjashtëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26.220.000 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e njëzet mijë) lekë, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25.878.000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 16.262.000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë. /Telegrafi/