LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: Kemi siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes

Qeveria e RMV-së: Kemi siguruar sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme të 133-të solli vendim për ndërmarrje të masës për sigurim të sasive plotësuese të energjisë elektrike në kushte të ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike.

Siç informojnë nga qeveria, me vendimin parashikohet sasi plotësuese e energjisë elektrike të sigurohet nga prodhimtaria vendore, gjegjësisht nga Shoqata për prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe energjisë ngrohëse SHA TE-TO Shkup, e cila do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do ta plotësojë kapacitetin e instaluar maksimal prej 227 megavatë.

“Këtë sasi shtesë të energjisë elektrike të prodhur do ta blejë SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Shkup me mjete personale”, kumtoi Qeveria.


Prej atje potencojnë se vendimi hyn në fuqi sot dhe do të vlejë deri në fund të muajit.

“Me marrjen e sasive shtesë të energjisë elektrike do të sigurohet prodhimi i energjisë ngrohëse për shpërndarësin e rregullt të energjisë ngrohëse i cili do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht të arsyeshëm me ngrohje qendrore të konsumatorëve në Qytetin e Shkupit dhe, gjatë ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike, do të mundësohet të kursehen resurset natyrore të cilat SHA EMV i shfrytëzon për prodhimtarinë e energjisë elektrike”, potencojnë nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori