Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi rebalansin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2019

Në mbledhjen e rregullt të 157-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2019, pasi që teksti i propozimit për rebalancin e Buxhetit kaloi procedurën e debatit të komisionit në Kuvendin e RMV-së, në komisionet për financim dhe buxhet dhe komisionin juridik-ligjvënës.
Propozimi i ri i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2019, i cili do të lëshohet për miratim në mbledhjen plenare të Kuvendit, kryesisht përfshin rialokim mes tani më pikave të përcaktuara në kuadër të projeksioneve fillestare.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Me ndryshimet e pranuara në mbledhjen e Qeverisë së RMV-së, sigurohen mjete
për funksionim të pandërprerë të Agjencisë së sapoformuar për siguri nacionale në vlerë prej 99 milionë denarë, sigurimin e mjeteve shtesë në vlerë prej 560 milionë denarë (ndërsa në gjysmën e parë të vitit me rialokime janë siguruar edhe 355 milionë denarë), si mbështetje e drejtpërdrejtë në bujqësi dhe menaxhim me sëmundjen e murtajës afrikane te derrat, mjete për sistemet e kolektorëve mbrojtës të Liqenit të Ohrit, si mbështetje e përpjekjeve të autoriteteve qendrore dhe lokale për përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s.
Ndryshimet në Buxhetin e vitit 2019, mes tjerash sigurojnë mjete shtesë në vlerë prej 244 milionë denarë për sistemin gjyqësor, respektivisht gjykatat dhe prokurorinë, me qëllim të përforcimit të gjendjes financiare dhe zgjidhjes së çështjes lidhur me pagesën e kompensimeve të të punësuarve në këtë dikaster. Janë paraparë mjete për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizik në vlerë prej 300 milionë denarë, me çka do të sigurohen të ardhura shtesë në çdo familje, do të përforcohet fuqia blerëse dhe në mënyrë pozitive do të ndikojë në rritjen e shpenzimeve dhe pagesës së TVSH-së dhe në uljen e evazionit tatimor dhe ekonomisë gri.
Me Rebalancin e Buxhetit u sigurua masa për subvencionimin e kontributeve për sigurim social të detyruar për shkak të rritjes së pagës në vlerë prej 400 milionë denarë, që ka për qëllim të stimulojë rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin privat, përmes mbështetjes financiare për punëdhënësit të cilët do të bëjnë rritjen e pagës së punëtorëve deri në 100 euro. Gjithashtu, janë paraparë mjete shtesë për furnizimin me barëra për sëmundje të rralla dhe insulinës në vlerë prej 193 milionë denarë, si dhe ndarje e mjeteve shtesë në vlerë prej 660 milionë denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësor, me qëllim të realizimit të pandërprerë të së drejtës për mbrojtje shëndetësore dhe për pushime mjekësore. Është paraparë transfer më i madh nga Buxheti i Fondit për Sigurim Pensional dhe Shëndetësor prej 815 milionë denarë, drejt shoqatave të pensionistëve nga shtylla e dytë për pension, në përputhje me pagesat mujore për numrin e të siguruarve, që në fakt e vërteton edhe trendi për rritjen e punësisë.
Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria e RMV-së e angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të kontaktojë me institucionet qeveritare kompetente të Republikës së Shqipërisë, që të shkëmbehen informacione se cila mund të jetë ndihma më adekuate për tua dërguar për sanimin e pasojave nga tërmeti i fundit në këtë shtet fqinj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës