LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e re, partitë shqiptare kushtëzojnë me zbatimin e platformës

Qeveria e re, partitë shqiptare kushtëzojnë me zbatimin e platformës

Pavarësisht se Besa dhe Aleanca për shqiptarë i kanë premtuar Zaevit firmat e deputetëve për të siguruar mandatin, sipas përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve, kjo nuk nënkupton pjesëmarrje të domosdoshme në qeverinë e ardhshme, njofton Alsat-M.

“Ne kemi thënë që jemi në gjendje të japim nënshkrimet, nëse pala tjetër e pranon deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, nëse pastaj do të jemi pjesë e qeverisë, kjo do të varet nga oferta dhe parakushtet të cilat i ka Lëvizja Besa” – deklaroi Orhan Murtezani, Zëdhënës i Lëvizjes Besa.

“Sipas bisedimeve që i kemi pasur me mandatarin e ardhshëm, kjo platformë në një masë të madhe pranohet dhe besoj që nënshkrimet do t’i japin mundësinë që të ketë mandatin. Kushti i vetëm i Aleancës për shqiptarët është zbatimi i platformës së përbashkët” – tha zëdhënësi i Aleancës, Emir Sejfullai.


Pavarësisht sigurimit të firmave të deputetëve të BDI-së, integristët akoma nuk kanë marrë një vendim të prerë, nëse do të mbesin në Qeveri apo do të kalojnë në opozitë. Integristët po shqyrtojnë dy opsionet.

“Ne tani po bisedojmë për këto dy variante. Mbetje në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës, ose participim në qeveri me marrëveshje koalicioni. Tani sollëm këtë vendim për dhënien e mbështetjes për mandat, që të mund të debllokohen proceset të cilat janë të lidhura me afate konkrete siç u përmend për zgjedhjet lokale” – deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Stadi i bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së deri më tani ka arritur vetëm në harmonizimin e qëndrimeve rreth ligjit për gjuhën shqipe, punën e PSP-së dhe integrimet euroatlantike. Pasi Zaev të marrë mandatin nga presidenti, grupet punuese të LSDM-së dhe BDI-së pritet të vazhdojnë bisedimet për programin e Qeverisë së re, të cilën partitë shqiptare e kushtëzojnë me plotësimin e pikave të platformës së përbashkët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori