LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë publikon emërimet e para të trupit punues

Qeveria e Maqedonisë publikon emërimet e para të trupit punues

Qeveria e republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën e parë, ndërsa ka dalë me njoftimin e parë.

Në seancë sic thuhet në deklaratë, është shprehur pëlqim i përbashkët për punë efikase të anëtrave të qeverisë në interes të Republikës së Maqedonisë.

Kryeministri Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev caktoi 5 zëvëndëskryeminstra.
-Radmilla Sheqerinska për zëvendëskryeministre dhe ministre e mbrojtjes


-Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm

-Bujar Osmani, ministër pa portofol dhe zëvendëskryeministër i qeverisë për çështjet evropiane

-Koço Angjushev, ministër pa portofol zëvendëskryeministër përgjegjëse për çështjet ekonomike dhe koordinim me postimet ekonomike

-Hazbi Lika, ministër pa portofol zëvendëskryeministër, përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes kornizë dhe sistem politik.

Nga radhët e ministrave pa portofol, kryeministri i përcaktoi

-Robert Popovski, ministër pa portofol për cështje të komunikimit, përgjegjshmërisë dhe transparencës

-Edmond Ademi, ministër pa portofol i angazhuar për diasporën

-Andan Qaili, ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja

-Samka Ibraimovski, ministër pa portofol, përgjegjës për zbatimin e strategjisë për të përmirësuar gjendjen e romëve në Republikën e Maqedonisë

-Zoran Shapuriq, ministër pa portofol i angazhuar për legjislacionin për të përmirësuar klimën e investimeve për kompanitë vendase

-Zorica Apostolovska, ministër pa portofol e ngarkuar për investimet e huaja

-Ramiz Merko, ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja.

Në këtë seancë u themeluan edhe komisionet themelore të qeverisë si më poshtë:

Komisioni për sistemi ekonomike dhe politikave ekonomike

Komisioni për sistem politik

Komisioni për burimet njerzore dhe zhvillin të qëndrueshëm

Poashtu në këtë seancë u formuan edhe komisionet e veçanta të qeverisë, edhe atë:

Komisioni për emërime

Komisioni për çështjet e banimit

Komisioni për privatizim

Në seancën e qeverisë gjithashtu u themelua e dhe komiteti drejtues për koordinim në sistemin e menaxhimit me krizat, kreu i të cilës është Oliver Spasovski, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori