LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ofron mbështetje të plotë për investitorët e huaj

Qeveria e Maqedonisë ofron mbështetje të plotë për investitorët e huaj

Sot, kryeministri Zoran Zaev realizoi takim pune me drejtorin e Delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë, Patrick Martens.

Në takim, drejtori Martens shprehu falënderim për vëmendjen dhe përkushtimin që kryeministri Zaev ka treguar ndaj aktivitetit të Delegacionit gjerman, në emër të mbi 200 komapnive anëtare të Bashkësisë së odave gjermane për industri dhe tregti në Republikën Federale të Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Martens tha se Delegacioni i ekonomisë gjermane në Shkup, prej para 8 muajve e ngriti statusin e tij për shkak të këmbimit të jashtëzakonshëm pozitiv tregtar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, por mbi të gjitha edhe si pasojë e proceseve pozitive dhe qasjes reformatore të Qeverisë së re të Maqedonisë.


Nga ana tjetër, kryeministri Zaev tha se kjo konfirmon se përcaktimi i Qeverisë së re është mbështetja e investitorëve të huaj dhe atyre vendorë, sigurimi i garancës ligjore për ndërmarrjet e tyre si dhe qasje të barabartë për të gjitha iniciativat në biznes me shërbime cilësore të institucioneve shtetërore dhe administratës publike, si sinjal motivues për investitorë potencial në Maqedoni.

Kryeministri Zaev poashtu përshëndeti iniciativën e Delegacionit të ekonomisë gjermane për t’ju ofruar komapnive vendase në Republikën e Maqedonisë trajnime profesionale për të punësuarit e tyre, dhe veçanërisht në pjesën për menaxhues në sektoret e industrisë së automatizuar me teknologji bashkëkohore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori