LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ka mbështetjen e vetëm 76 deputetëve për ndryshime kushtetuese

Qeveria e Maqedonisë ka mbështetjen e vetëm 76 deputetëve për ndryshime kushtetuese

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë për televizionin “Tv24” tha se nuk i ka të sigurta 80 deputetë të cilët do të votonin për ndryshimet kushtetuese.

“Deri më tani 76 deputetë kanë konfirmuar se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese sipas formës së tyre. Deputetë nga OBRM-PDUKM treguan se votojnë vetëm për hapjen e procesit që të jepet mundësia, ndërsa pastaj do të vendosin se a do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
Këtë e thanë në mënyrë transparente. A do të kemi 80 vota për ndryshimet kushtetuese do ta dimë vetëm në ditën e votimit, më 9 janar”, tha Zaev.

Kryeministri tha se bisedon me deputetë por se koha është mjaft e shkurtër./Telegrafi/