LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë ende nuk tregon se çfarë armë janë dërguar në Ukrainë

Qeveria e Maqedonisë ende nuk tregon se çfarë armë janë dërguar në Ukrainë

Se çfarë ndihme ushtarake i është dorëzuar Ukrainës mbetet sekret. Ministria e Mbrojtjes ritheksoi sot se tre vendimet për dhurimin e ndihmës ushtarake ende nuk janë deklasifikuar, shkruan Alsat.

Një pjesë e mediave raportoi se bëhej fjalë për tanke dhe katër avionë “Sukhoi-25”, të blerë më parë direkt nga Kievi, por ky informacion nuk u konfirmua nga Ministria. Megjithatë, Mihailo Podoljak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, në një postim në gjuhën ukrainase falënderoi vendin për tanket dhe avionët e dhuruar, pa specifikuar nëse ishin aeroplanë apo helikopterë.

Ministria përkatëse thotë se Qeveria deri më tani ka marrë disa vendime për ndihmë ushtarako-teknike për Ukrainën që të mbrojë integritetin e saj territorial, i cili kërcënohet nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë. Ndihmë ushtarake është dhuruar në disa raste.


“Me vendimet e marra deri më tani nuk prishet gatishmëria luftarake e Armatës tonë. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata është në proces të reformës dhe modernizimit që parasheh furnizim dinamik të pajisjes moderne tekniko- teknologjike, në pajtim me prioritetet e fuqishme, për realizimin e qëllimeve përkatëse të NATO-s”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Përndryshe, Qeveria që më 28 shkurt, vetëm disa ditë pas invazionit rus, mori vendim për dhurimin e mjeteve ushtarake dhe pajisjes për forcat e armatosura të Ukrainës ndërsa lloji i mjetet do të jetë në pajtim me nevojat e Kievit.

Pas informacionit për donacion të tankeve nga Moska aktin e vlerësuan si “gabim të madh” ndërsa autoritetet vendore u shprehën se “Maqedonia e Veriut është vend sovran që vendimet i merr në mënyrë individuale, duke e respektuar të drejtën ndërkombëtare”./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori