LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës përgatitet për sfidën e pavarësisë

Qeveria e Kosovës përgatitet për sfidën e pavarësisë

Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur që të jetë e gatshme, me të gjitha rasoret e saj, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, ka njoftuar sot zëdhënësi i kryeministrit Çeku, Avni Arifi.

"Qeveria e Kosovës obligon që të gjitha ministrit që të hartojnë një plan të veprimit me qëllim që Institucionet e Kosovës të ballafaqohen me çdo sfidë të mundshme qoftë politike, ekonomike apo të sigurisë e cila do të mund të rezultonte si pasoj e vendimit apo si rezultat i vendimit për shpalljen e pavarësisë së Kosovës" ka thënë Arifi.

Zëdhënësi Arifi ka bërë të ditur se, Qeveria e Kosovës, kërkon nga samiti i Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 15 dhjetor në Bruksel, që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë dhe sa më shpejtë të marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Njëkohësisht, Qeveria e Kosovës vë në dukje, posaçërisht se vendimi për dërgimin e misionit të BE së në Kosovë, duhet të jetë pjesë e përbashkët e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në bazë të pakos së presidentit Ahtisaari”, deklaroi Arifi.


Po sot, Qeveria e Kosovës ka marrë edhe disa vendime të rëndësishme kanë të bëjnë me ndryshimin dhe modifikimin e procedurave të ligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisaarit. "Siç e dini deri më sot janë aprovuar dhe finalizuar dhe janë dërguar në parlament, por janë aprovuar 8 ligje që dalin nga pakoja. Me procedurat e reja të gjitha këto ligje do të kthehen në qeveri dhe këto ligje dhe ligjet e reja që do të aprovohen, do të dërgohen në zyrën civile ndërkombëtare ku ligjet që nuk janë aprovuar, grupet punuese do të pasurohen edhe me anëtar dhe ekspert nga opozita, por edhe nga faktorë relevant që kanë të bëjnë me ligjet që dalin nga pakoja e Ahtisarit".