LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton nismën për heqjen e vizave me Pakistanin, për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare

Qeveria e Kosovës miraton nismën për heqjen e vizave me Pakistanin, për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Islamike të Pakistanit.

Në parashtrimin e kësaj nime për aprovim, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se nisma në fjalë është iniciuar me propozimin e palës Pakistaneze.

 “Lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës sepse nga njëra anë mundëson realizimin e udhëtimeve zyrtare  për përfaqësuesit shtetëror të të dyja vendeve duke evituar procedurat administrative dhe konsullore dhe në anën tjetër një lehtësim i tillë do të kontribuonte në themelimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shtetit mik Pakistanit”, tha Konjufca.


 Kjo kërkesë e ministrit Konjufca u përkrah nga kabineti qeveritar me shumicë votash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori