Qeveria e Kosovës, kundër qytetarëve paqësorë, e në ndihmë Serbisë
Qeveria pati kohë më shumë se një muaj që ta zbatonte vendimin për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, pra të hartonte një plan për zbatimin e këtij vendimi. Qeveria, në fillim e neglizhoi totalisht këtë vendim, madje e quajti opinion vendimin e Kuvendit. Më vonë tha që reciprociteti është duke u zbatuar. Ndërkaq në fund filloi fushatën mediatike që në protestën e 14 janarit do të ketë dhunë, duke u munduar kështu të tremb qytetarët që të mos dalin në protestë.
Përkundër gjithë atyre kërcënimeve nga Qeveria e Kosovës, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe qytetarët që e mbështetën nuk u zmbrapsën. Më 14 janar nga, pothuajse të gjitha qytetet (përfshirë Tiranën, Kërçovën, Strugën, Tetovën, Gostivarin, Shkupin), qytetarët u nisën për të mbrojtur Republikën e Kosovës. Ardhjen e qytetarëve në protestë policia e vonoi, e në disa raste edhe e pamundësoi (qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, që ishin nisur të vinin në protestë, nga Glloboqica, jo vetëm që u kthyen mbrapsht, por iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vjet). Mbështetësit e protestës që u nisën nga Tirana, u ndaluan në Morinë, e më pas u rrahën e u arrestuan dy prej tyre. Qeveria në njërën anë thirrej në lirinë e lëvizjes, e në anën tjetër lirinë e lëvizjes e bllokonte vet, duke e mbyllur kufirin me Shqipërinë. E mbylli kufirin me Shqipërinë me dhunë ashtu siç e hapi kufirin me Serbinë me dhunë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! me protestën e 14 janarit nuk kishte për qëllim të marrë ligjin apo kufijtë/doganat në dorë, siç po propagandon qeveria. Qëllimi i kësaj proteste ishte që të bëj presion qytetar mbi Qeverinë për zbatimin e vendimit të drejtë të Kuvendit. Nuk kemi dalë ta mbrojmë këtë vendim vetëm si të tillë, por mbi të gjitha sepse ky vendim ishte i drejtë. Këtë mocion e votuan pothuajse të gjithë deputetët e opozitës, dhe disa deputetë të pozitës. Por, përveç deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, asnjë deputet tjetër nuk u tregua i gatshëm që atë vendim të drejtë ta mbrojë, duke i bërë presion qeverisë që ta zbatojë, apo në çfarëdo forme tjetër. Të gjithë, përveç VETËVENDOSJE!-s, u mjaftuan vetëm me votimin, pro këtij mocioni.
Për të dyja pikat kufitare skenari i protestës ishte i njëjtë. Këtë e kishte bërë të ditur Lëvizja VETËVENDOSJE! shumë kohë para protestës. Në një emision, në një nga televizionet tona, ministri Bajram Rexhepi tha se në Merdar kemi intervenuar më herët sepse aty protestuesit e kishin bllokuar rrugën, kurse te Dheu i Bardhë jo.
Po kush në të vërtetë e bllokoi rrugën për në Merdar? A është kordoni me policë të njësisë speciale i vendosur në mes të rrugës magjistrale bllokim i qarkullimit apo jo?
Protestuesit nuk e bllokuan lirinë e lëvizjes, por policia po. Këtë e kanë parë të gjithë ata që kanë qenë në protestë atë ditë, ose që e kanë përcjellë protestën nga televizioni. Asnjë makinë e as kamion me targa të Republikës së Kosovës, nuk u pengua nga protestuesit. Ajo çka kemi parë atë ditë në Merdar është se policia ndërhyri ende pa filluar protesta.
Në Dhe të Bardhë protesta ishte e njëjtë gjatë gjithë ditës, pse u desh të ndërhyhej në mbrëmje?
Pushteti u mundua më çdo kusht që fajin për dhunën e 14 janarit t’ua hedhë protestuesve, e sidomos Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke thënë se protestuesit ishin të dhunshëm. Nëse pushteti e konsideron dhunë uljen në tokë, atëherë paska të drejtë!
Për ta bërë gjithë këtë propagandë, si para, gjatë dhe pas protestës, pushteti shfrytëzoi të gjitha mjetet e mundshme të tij. Një ndër këto mjete ishin edhe disa media. Këtu nuk dua t’i përfshijë të gjitha, por as të përmend emra, sepse secili medium e di se çfarë ka transmetuar apo si e ka transmetuar qoftë protestën, qoftë deklaratat e të dyja palëve (Qeverisë dhe VETËVENDOSJE!-s), madje ka pasur mediume që nuk e kanë transmetuar fare protestën drejtpërdrejtë, duke u arsyetuar se nuk ka qenë ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme! Menjëherë në mbrëmjen e 14 janarit filloi shtrembërimi i ngjarjeve e sipas këtij shtrembërimi dhe sulmet. Një nga më të shpeshtat ishte: “VETËVENDOSJE! tash është pjesë e institucioneve dhe “luftën” e saj duhet ta bëjë vetëm në institucione”. Po, Lëvizja VETËVENDOSJE! është pjesë e institucioneve, dhe “luftën” për reciprocitet, e nisi pikërisht në institucione, me debat e interpelanca. A ka institucion më të lartë se Kuvendi?! Por, siç e panë të gjithë, kjo nuk mjaftoi, sepse qeveria nuk e zbatoi vendimin e Kuvendit. Ose thënë më mirë Qeveria zbaton vendimet në mënyrë selektive, pra vetëm ato që ajo i konsideron të leverdishme. Qeveria në fakt po i keqpërdorë institucionet, duke mos respektuar ndarjen e pushteteve. Kështu, Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mbeti gjë tjetër përveç t’i ftojë qytetarët në protestë për ta mbrojtur këtë vendim të drejtë të Kuvendit, duke i bërë presion qeverisë që ta zbatojë atë.
U përmend edhe shteti ligjor. Këtu shtrohen pyetjet “Po në veri nuk paska shtet ligjor? Apo qeveritarët tanë nuk e konsiderojnë atë pjesë si pjesë të shtetit tonë?” Në pyetjen e parë në njëfarë mënyre u përgjigj ministrja Vlora Çitaku, duke thënë se qytetarët e veriut nuk e njohin shtetin e Kosovës. A do të thotë kjo që nëse nuk e njeh shtetin je i lirë të bësh çfarë të duash? Kjo veç se i dëshmon standardet e dyfishta që kjo Qeveri i aplikon në Kosovë. Bëj çfarë të duash (bllokojë kufijtë e shtetit, blloko funksionalitetin e shtetit, krim të organizuar, etj.) dhe vetëm deklarohu që nuk e njeh shtetin dhe je në rregull.
Bajram Rexhepi tha që pikat kufitare janë simbol i shtetit. Sipas kësaj në veri nuk kemi shtet. Po atëherë pse reagohet në atë mënyrë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! thotë të njëjtën gjë?
Sipas tij policia janë të trajnuar mjaft mirë. Për çfarë janë të trajnuar policia? Sepse që janë të trajnuar që të zbatojnë urdhrat për të rrahur kundërshtarët politikë të kryeministrit e kemi parë, por nuk po e shohim të jenë të trajnuar për të ruajtur rendin, ligjshmërinë e kushtetutshmërinë.
Kjo panikë e Hashim Thaçit dhe reagimi i tij në protestën e 14 janarit na e dëshmon që pushteti i tij vjen pikërisht nga tregtia me mallrat serbe që zhvillohet në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë. Reagimi i tij më 14 janar plotësisht e arsyeton thënien: ”Sa më shumë t’i lëkunden themelet pushtetit, aq më e egër bëhet sjellja e tij”. Ky pushtet, këtë po e dëshmon vet, me sjelljet ndaj çdo kundërshtari politik, e sidomos ndaj atyre njerëzve që po ua nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të tij. Këtu e kam fjalën si për protestuesit e 14 janarit, ashtu edhe për protestuesit e Bellanicës, e për të gjithë ata që po e ndjejnë në lëkurën e tyre dhunën e pushtetit.
Më 20 janar Qeveria e dhunoi Kuvendin e Kosovës. Aty vdiq Republika Parlamentare. Pushteti sot është më arbitrar e totalitar se kurrë. Kjo është edhe një arsye më shumë për të vazhduar protestat. Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të Republikës të cilën e ka uzurpuar Hashim Thaçi me klanin e tij. Të ngrihemi të gjithë, i madh e i vogël, kundër Qeverisë për ta bllokuar Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe