LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe opozita u pajtuan rreth Ligjit për parandalimin e korrupsionit

Qeveria dhe opozita u pajtuan rreth Ligjit për parandalimin e korrupsionit

U arrit marrëveshje mes shumicës qeverisëse dhe opozitës rreth Propozim-ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. LSDM pranoi 20 nga 40 amendamentet e dorëzuara nga OBRM-PDUKM.

Deputetja e LSDM-së dhe koalicionit, Snezhana Kalleska-Vançeva theksoi se kanë mbetur në mbrojtjen e standardeve evropiane dhe vendosjen e mekanizmave efikase për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga 40 amendamente që u dorëzuan nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, gjetëm pajtueshmëri për 20 amendamente që janë në funksion të përforcimit të tekstit. LSDM nga fillimi mbetet në përforcimin dhe zgjerimi e kopetencave të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, dhe këtë angazhim e bëmë. Çështja për këqyerje të drejtpërdrejt të llogarive të bartësve të funksioneve publike, është e mbyllur. Komisioni Anti-korrupsion do të ketë të drejtën e qasjes në llogaritë bankare, por edhe mbi 60 baza të dhënave”, tha Kaleska-Vançeva.


Ane Lashkoska tha se “OBRM-PDUKM gjatë kohë, më saktë nëntë muaj bënte thirrje se është e nevojshme formimi i menjëhershëm i Komisionit Anti-korrupsion në Republikën e Maqedonisë. Sot u vërtetua se OBRM-PDUKM as e bllokoi sjelljen e Komisionit Anti-korrupsion, as iku nga formimi i saj siç deklaronte LSDM”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori