LAJMI I FUNDIT:

Qeni tenton të shpëton qenin

Qeni tenton të shpëton qenin

Kilianët kanë një hero të ri: qenin endacak i cili ka rrezikuar jetën e tij dhe trimërisht është hedhur në mesin e automjeteve të cilët ngisnin me shpejtësi të madhe për t’i shpëtuar jetën mikut të tij, i cili kishte pësuar nga gomat e një automjeti.

Kamera mbikëqyrëse në autostradën e Santiagos ka incizuar qenin i cili ka depërtuar nëpërmes automjeteve të cilët vozisnin me shpejtësi të madhe duke tërhequr pas vetes qenin e pajetë të cilin e kishte goditur njëri prej automjeteve.

Pamjen e ka shfaqur televizioni kilian, e më pas incizimet janë vendosur edhe nëpër faqe të shumta të internetit, ku i kanë parë qindra mijëra njerëz.

Autoritetet kanë thënë se shumë persona në momentin që e kanë parë incizimin kanë thirrur me dëshirë të adoptojnë qenin endacak, por askush nuk e ka parë më.