LAJMI I FUNDIT:

Qeni më i vogël i stanit

Qeni më i vogël i stanit

Një qen i vogël i racës Chihuahua, ish-qen roje në një azil për qentë në Londër, u bë qen i vërtetë stani dhe po ruan delet.

Edhe pse peshon gjithsej një kilogram, qeni femër me emrin Nensi po arrin që me sukses t’i mbajë bashkë delet që janë disa herë më të mëdha se ajo.

Pronarja e qenit Elly Taylor thotë se Nensi ka mësuar zanatin e ruajtjes së deleve gjatë vizitës së disa fermave nëpër Angli. “Nuk ka asgjë në këtë botë që qentë e braktisur s’mund ta mësojnë”, tha Taylor për AP-në. /Telegrafi/