LAJMI I FUNDIT:

Qeni hero amerikan do të klonohet

Qeni hero amerikan do të klonohet

Pastori gjerman i cili më 11 shtator të vitit 2001 ka shpëtuar njerëz nga rrënojat e Qendrës botërore të tregtisë në New York, do të klonohet, ka njoftuar kompania e Kalifornisë e cila do të kryejë operacionin.

Operacioni do të kryhet në bashkëpunim me një laborator jugkorean.

Pastori gjerman me emrin Trakr, i cili jeton me pronarin e tij James Symington në Los Angeles, është shpallur si “qeni që më së shumti e meriton të klonohet", ka njoftuar kompania e Kalifornisë BioArts International.

Trakr ka qenë i paraqitur në konkursin në të cilin pronarëve u është ofruar që pa pagesë të mund të klonojnë kafshët e tyre të dashura.