LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi në tavolinë tërë ditën dëmton shëndetin sikurse pirja e duhanit

Qëndrimi në tavolinë tërë ditën dëmton shëndetin sikurse pirja e duhanit

Miliona njerëz të cilët qëndrojnë pranë tavolinës gjatë tërë ditës dhe kur të kthehen në shtëpi, shtrihen, rrezikojnë shëndetin e tyre 'fshehtas', sikurse edhe pirja e duhanit apo rrezatimi i tepruar në diell!

Duke ndenjur ulur për orë të tëra, mund të rriten gjasat për sëmundjen e zemrës, për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe për dhjamosjen e trupit, – thotë profesori Mark Hamilton nga Universiteti i Missourit.

Problem shqetësues për të ardhmen është se numri i njerëzve që rrinë ulur gjatë, është në rritje. Ky mosaktivitet ka efekt domethënës dhe barazohet me pirjen e duhanit. Ai shton se as dy orë ushtrime nuk mund t’i kompensojnë 22 orët e kaluara ulur. Prandaj, duhet shfrytëzuar çdo kohë e lirë për lëvizje!

Profesori Dejvid Dunstan këshillon: ‘Për shembull, njerëzit të cilët ndërpresin kohën e uljes dhe shkojnë ta takojnë kolegun, është më mirë sesa t’i dërgojnë e-mail njëri-tjetrit! Me këtë lëvizje zvogëlohet rreziku i shfaqjes së diabetit’. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori