LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi për vdekje afro-amerikanin, pronari i lokalit nuk do të dënohet – gjykata e cilëson rastin si vetëmbrojtje

Qëlloi për vdekje afro-amerikanin, pronari i lokalit nuk do të dënohet – gjykata e cilëson rastin si vetëmbrojtje

Familja e afro-amerikanit që u vra nga pronari i një bari gjatë protestave në Omaha të SHBA-ve, ka reaguar ashpër pasi që gjyqtari e ka shpallur sulmuesin të pafajshëm, me arsyetimin se ka reaguar në vetëmbrojtje, raporton CNN.

Gjykatësi në Douglas, Don Kleine, ka deklaruar pas analizimit të videos, ka vendosur të mos e dënoj Jake Garnder për vdekjen e James Scurlock, duke e cilësuar vrasjen si akt vetëmbrojtjeje, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër avokati i familjes së viktimës, ka njoftuar se 22-vjeçari nuk është dashur të vritet gjatë grindjes që ka ndodhur gjatë të shtunës në barin e Gardnerit.


Në video shihet se si babai i Gardnerit kërkon nga demonstruesit që të largohen nga babi i tij, me c ‘rast ka shtyrë njërin prej tyre.

Pak momente më pas është parë se si një burrë i paidentifikuar shtynë babanë e tij, dhe më pas reagon i biri duke i dalë në ndihmë.

E avokati i familjes pretendon se Scurlock nuk ka qenë pjesë e këtij grupi që i ishin kundërvënë pronarit të lokalit.

Jake Gardner kishte pasur revolen në brez, dhe në një moment e kishte ngritur bluzën për t’ia treguar demonstruesve gjatë përleshjes.

Dy prej tyre e sulmuan, por ai arriti t’i shkrep dy plumba ku njëri prej tyre e goditi Scurlockun, i cili si pasojë e plagëve të marrë ka ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori