Vladimir Putin do të sakrifikonte 20 milionë ushtarë rusë për të fituar luftën me Ukrainën dhe për të siguruar mbijetesën e tij politike, ka thënë një diplomat rus në mërgim.
Boris Bondarev, i cili u largua nga misioni i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë për shkak të luftës, tha për Sky News se “fati i Putinit ka mbaruar”, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar: “Mendoj se 20 vitet e tij në pushtet kanë qenë shumë me fat për të”.
“Ai nuk është i zgjuar, ai është thjesht me fat. Tani mendoj se fati i tij ka mbaruar”.
Bondarev, i cili ka punuar në çarmatimin bërthamor, përshkroi nivelin e dëshpërimit të Putinit – duke thënë se ai është i përgatitur të shohë më shumë se një të dhjetën e popullsisë të vrarë në konflikt.
“Pas humbjes së luftës, ai do të duhet t’i shpjegojë elitave dhe popullatës së tij pse është kështu dhe mund të gjejë disa probleme në shpjegimin e kësaj”.
“Dhe pas kësaj mund të ketë opozitë që do të përpiqet ta rrëzojë ose do të përpiqet të pastrojë vartësit e tij për të gjetur disa njerëz që mund të fajësohen për të gjitha këto probleme. Do të ketë një periudhë trazirash të brendshme”, ka parashikuar ai.
“Nuk duhet të keni asnjë dyshim për këtë, ai mund të sakrifikojë 10 ose 20 milionë rusë vetëm për të fituar këtë luftë vetëm për të masakruar të gjithë ukrainasit sepse është çështje parimore. Është çështje mbijetese politike për të”.
“Duhet ta kuptoni se nëse ai e humb luftën, do të jetë fundi për të”.
Vendimi i Putinit për të zgjeruar forcat ruse me 137,000 trupa vitin e ardhshëm ka çuar në akuza se ai po i çon rekrutët e rinj dhe të papërvojë drejt vdekjes.
Bondarev, i cili ndodhet në Gjenevë, tha se ai mori vendimin për t’u dorëzuar kur tanket kaluan kufirin ukrainas në shkurt, por ai nuk mund të largohej deri në maj.
Ai, megjithatë, tha se “nuk mund të punojë më për këtë qeveri, këtë vend” … “duke bërë krime lufte dhe gabime të tmerrshme dhe krime kundër brezave tanë të ardhshëm”.
Ai pranoi se “nuk besonte se presidenti Putin do ta fillonte seriozisht luftën” përpara se të ndodhte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë – suedezja u quajt edhe “mbretëresha e kokainës”

Pas SHBA-së edhe Britania shkurton ndihmat e huaja, preket edhe Ballkani – jep dorëheqje ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar

“Jo, jo president shumica ishin dhuratë”, Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

"Jo, jo president shumica ishin dhuratë", Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës

Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Athina kthehet në fushëbetejë, protestues të maskuar sulmojnë ndërtesën e parlamentit

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet