LAJMI I FUNDIT:

Putini – Macronit: Rusia nuk dëshiron protestues të “xhaketave të verdha”

Putini – Macronit: Rusia nuk dëshiron protestues të “xhaketave të verdha”

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar për të parandaluar çdo situatë në Moskë që mund t’i ngjajë lëvizjes protestuese të “xhaketave të verdha”, që ka përfshirë qytetet franceze prej fundit të vitit të kaluar.

Këto kanë qenë komentet e para të Putinit, prej kur kanë nisur protestat në Moskë në shenjë pakënaqësie për mosregjistrim të kandidatëve të pavarur në zgjedhjet për parlament të kryeqytetit rus.

Ai u ka thënë gazetarëve se protestuesit duhet të respektojnë ligjin dhe ata që janë fajtorë për shkelje të legjislacionit të Rusisë duhet të mbahen përgjegjës, ka thënë ai para gazetarëve.


“Ne do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se situata vazhdon të jetë siç e parasheh ligji”, ka thënë ai.

Macron i ka treguar Putinit se Rusia duhet të veprojë në përputhje me parimet demokratike, që përfshijnë “lirinë e protestave, të shprehjes, lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë pjesë në zgjedhje”, sikurse secili anëtar i Këshillit të Evropës.

“Sepse unë besoj në Rusinë Evropiane”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në rrugët e kryeqytetit rus janë duke mbajtur protesta për disa javë, pasi disa kandidatëve të pavarur dhe atyre opozitarë u është pamundësuar gara në zgjedhjet e 8 shtatorit.

Policia ka përdorur forcë për të shpërndarë protestuesit, duke thënë se “ky është tubim i paligjshëm”, andaj edhe ka arrestuar më shumë se 2,000 njerëz.

Akuza penale janë ngritur kundër pothuajse gjysmës prej tyre, të cilët kanë marrë pjesë në protesta të paautorizuara.

Kjo shtypje ka nxitur reagime ndërkombëtare, përfshirë edhe ato nga Franca.

Protestat nëpër fundjava në Moskë janë kthyer në marshet më të mëdha në Rusi prej periudhës së viteve 2011-2013, kur protestuesit kanë dalë në rrugë për të treguar pakënaqësi ndaj pretendimeve për mashtrime elektorale.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Evropa
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori