LAJMI I FUNDIT:

Putin në alarm, Rusia me rekord të rasteve ditore me COVID-19

Putin në alarm, Rusia me rekord të rasteve ditore me COVID-19

Rusia ka konfirmuar më shumë se 25,000 infeksione të reja me coronavirus në një ditë të vetme për herë të parë që nga shfaqja e pandemisë në fillim të këtij viti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët shëndetësorë raportuan 25,173 infeksione të reja në 85 rajone të Rusisë të hënën, duke e çuar totalin e vendit në 2,114,502 raste. Vendi tejkaloi 2 milionë raste tre ditë më parë.

Mbi 23% e të infektuarve nuk shfaqën simptoma, tha qendra e informacionit kombëtar e Rusisë për coronavirusin.


Zyrtarët thonë se nivelet e infeksionit për 100,000 njerëz janë dyfishuar nga 6.1 në tetor në 15.3 në nëntor.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të coronavirusit, sipas qendrës së informacionit u rrit në 36,540, një shifër që besohet gjerësisht se nuk llogaritet për shkak të metodave të numërimit, pasi raportoi 361 vdekje në 24 orët e fundit.

Virusi thuhet se ka ngarkuar gjithnjë e më shumë spitalet në rajone ndërsa vala e dytë është intensifikuar, me mungesa të mëdha të shtretërve spitalorë, stafit dhe ilaçeve të raportuara në të gjithë vendin.

Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar e përshkroi rritjen e infeksioneve dhe vdekjeve si “alarmante”, duke pranuar se pacientët në disa rajone përjetuan kohë të gjata pritje për ambulanca. Ai vuri në dukje megjithatë se autoritetet ishin në kontroll të situatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

I dyshuari për vrasjen e katër personave në një shkollë në Georgia, ishte intervistuar vitin e kaluar për kërcënim

Amerika
Kalo në kategori