Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është gjendur në një situatë jo të favorshme në një moment, gjatë një interviste për televizionin austriak ORF.
Madje, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti rus është “detyruar” që të flasë edhe gjermanisht, për të “bindur” gazetarin që ta lejojë të vazhdojë fjalën e tij.
Një gjë e tillë, siç thuhet më tej, ka ndodhur derisa Putin u përpoq të shprehte opinionin e tij mbi tragjedinë e fluturimit MH17 në Ukrainë, pasi një ekip i përbashkët hetimor, i udhëhequr nga holandezët, fajësoi Rusinë.
Dhe derisa gazetari Armin Wolf vazhdimisht orvatej për të kërkuar sqarim të qëndrimit të tij mbi çështjen, në një pikë, presidenti rus i kërkoi intervistuesit të jetë i durueshëm dhe le të përfundojë para se të kërkojë ndonjë pyetje tjetër – duke kaluar shpejt në gjermanisht për të përcjellë mesazhin e tij.
“Më lejoni të përfundoj, për hir të Zotit. Seien Sie so nett, lassen Sie se etwas sagen. [Ju lutemi të jeni i sjellshëm sa të më lejoni të them diçka]”, ka thënë Putin.
Në intervistën në fjalë, Putin ka folur edhe për Krimenë.
Në këtë kontekst ai ka thënë se “ushtria jonë u vendos ligjërisht në Krime – në bazë të marrëveshjes për bazën tonë ushtarake atje”.
Dhe, pas ndryshimit të regjimit në Kiev “gjëja e parë që ne bëmë ishte të rrisim kontingjentin tonë për të ruajtur Forcat tona të Armatosura, objektet tona ushtarake, sepse ne menjëherë e kuptuam se ishin duke u kërcënuar”, tha ai.
Ai vuri në dukje se vendimi për të mbajtur një referendum për shkëputjen nga Ukraina “është bërë nga parlamenti Krimesë, i cili u zgjodh në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Ukrainës”.
“Krimea fitoi pavarësinë me anë të vullnetit të lirë të Krimesë, shprehur në një referendum të hapur, jo si rezultat i një pushtimi nga forcat ruse”, tha Putin. “Forcat ruse ishin vetëm në Krime për të siguruar një plebishit të lirë dhe të pavarur”, shtoi ai.
Por derisa gazetari në vazhdimësi këtë proces e quante një “aneksim”, Putin i është referuar shembullit të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e gjerë perëndimore.
“Pse nuk thoni se Kosova u aneksua pas pushtimit të trupave të NATO-s? Ju nuk e thoni atë. Ju jeni duke folur në lidhje me të drejtën e kosovarëve për vetëvendosje”, tha ai, duke shtuar se “kosovarët e bënë këtë me vendim parlamentar, ndërkohë që banorët e Krimesë e bënë me anë të një referendumi”. /Telegrafi/
«Дайте мне сказать, в конце концов»: Австрийский журналист Армин Вольф 11 раз перебил Путина за полтора часа интервью, побив достижение Мегин Келли pic.twitter.com/g94NrZJlSz
— Дмитрий Смирнов (@dimsmirnov175) June 5, 2018
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti