LAJMI I FUNDIT:

Pusho edhe fito!

Pusho edhe fito!

A dëshironi të jeni i punësuar i ndonjë firme të mirë dhe të mos punoni asgjë, punësohuni në NASA dhe shtrijuni tre muaj. Ndoshta fillimisht kjo ju duket pak e mërzitshme, por ata që e kanë provuar thonë se edhe kjo punë i ka edhe bukuritë e veta.

Ja edhe rasti i përsosur për punë të cilin disa sigurisht e kanë pritur tërë jetën e tyre. Në fakt, NASA kërkon vullnetarë të cilët për tre muaj rresht do të rrinë shtrirë në krevat, për të zbuluar disa pasoja të gjendjes pa peshë, e siç shkruan portali Wired për këtë japin edhe para të mira – 17.000 dollarë.

Në fakt këtë gjë ata e bëjnë për disa vjet rresht, por kohë pas kohe duhet të kujtohet se ka punë edhe për njerëzit më përtacë.

Sipas atyre që e kanë kaluar këtë nuk është aspak e mërzitshme, dhe rregullisht bëhen vizita nga astronautët.


Jeni të lodhur? Nuk dëshironi që të ngriheni nga krevati çdo mëngjes? E keni banesën nën renovim e sipër? Keni nevojë për pushim pa stres? Shtrijuni.