LAJMI I FUNDIT:

As me pushkë e as me thikë – e pabesueshme se me çfarë e qëlloi hajnin, pronari i shtëpisë!

As me pushkë e as me thikë – e pabesueshme se me çfarë e qëlloi hajnin, pronari i shtëpisë!

Mund të duket e pabesueshme, por një hajdut në Australi u qëllua me shigjetë me hark në të pasmet e tij, pasi u përball me një pronar shtëpie mjaft të irrituar.

Sipas BBC, ai kishte arritur të vidhte para, çelësat e makinës dhe sende të tjera nga një shtëpi në Sidnei, gjatë pasdites të së dielës.

I zoti i shtëpisë, një 68 – vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur përdori një hark për të ndaluar hajdutin teksa ky i fundit po tentonte të vidhte makinën.


Kur pa rrezikun, krimineli mësohet se ia mbathi dhe tentoi të kalonte një gardh kur u qëllua me shigjetë nga pas.

Ai ia doli që të largohej, megjithatë jo pa dëmtime.

Aktualisht policia po ekzaminon provat në vendin e ngjarjes në Wattle Grove, ndërsa harku me shigjetat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Ligji australian nuk është gjithnjë në favor të pronarëve të shtëpisë kur këta bëjnë vetëdrejtësi, duke plagosur apo vrarë.

Sa i përket harkut, ato nuk janë të ndaluar as që lypset një leje e veçantë për t’i mbajtur në New South Wales. /tvklan.al

Në trend Fun

Më shumë
Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Interesante
Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Virale
Po shëtiste qenin e saj në Florida, gruaja mezi i shpëton sulmit nga aligatori

Po shëtiste qenin e saj në Florida, gruaja mezi i shpëton sulmit nga aligatori

Interesante
Situata kur fati nuk është në anën tuaj!

Situata kur fati nuk është në anën tuaj!

Interesante

"Gjysmë shtëpie për gjysmë milioni", oferta interesante ngjall reagime në internet

Interesante
Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Gruaja që e bëri tatuazh emrin e Trumpit në ballë, tani po mbledh mijëra fonde për heqjen e tij

Fun
Kalo në kategori