LAJMI I FUNDIT:

Pushimet: Nisin tollovitë dhe pritjet nëpër kufijtë e Maqedonisë

Pushimet: Nisin tollovitë dhe pritjet nëpër kufijtë e Maqedonisë

Në Tabanovcë pritje 30-40 minuta, në Bogorodicë kolona të gjata

Me nisjen e sezonit të pushimeve, rritet edhe numri i automjeteve nëpër vendkalimet kufitare, sidomos të mërgimtarëve të cilët vijnë për pushime në vendet e tyre.

Autoritetet e Serbisë kanë njoftuar se gjatë natës nga Hungaria në Serbi kanë hyrë 12.000 udhëtarë. Sipas tyre vendkalimi kufitar Horgosh punon me kapacitet të plotë, por paralajmërojnë se për dalje nga Hungaria pritet disa orë.


Nga ky vendkalim kufitar, thonë se janë të hapur të tetë kalimet për automjete të udhëtarëve, kurse funksionon edhe kalimi i nëntë për autobusët. Gjatë natës, sipas mediave serbe, kanë hyrë 12.000 udhëtarë 3.500 automjete dhe 45 autobusë.

Ndërkohë autoritetet e vendit njoftojnë se për shkak të rritjes së frekuentimit të automjeteve, sic njofton KlanM, koha e pritjeve në vendkalimin kufitar Serbi – Maqedoni e Veriut, në Tabanovcës është 30 deri 40 minuta.

Por, kjo nuk mund të thuhet për vendkalimin kufitar Maqedoni e Veriut – Greqi në Bogorodicë, ku, sic njofton KlanM, tashmë është bërë e zakonshme që gjatë fundjavave të paraqiten kolona të gjata automjetesh, rrëmuja dhe pritje të gjata në kufi.

Ndryshe nga 1 Korriku deri më 31 Gusht, në rrugët shtetëore të Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, zbatohet i ashtuquajturi regjimi veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve transportuese mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura të larta ekstreme të motit. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Qeveria serbe ndihmon me para personat e dyshuar për krime lufte, Kuçi: Serbia po shkelë parimet themelore të rendit ndërkombëtar juridik

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori