LAJMI I FUNDIT:

Puplat mbulojnë patrullën kufitare në Bjellorusi

Puplat mbulojnë patrullën kufitare në Bjellorusi

Rojet kufitare në Bjellorusi janë vënë në kërkim të një personi, i cili ka tentuar të kontrabandonte hiç më pak se treqind papagaj në këtë shtet, duke i vendosur ata në pjesën e prapme të biçikletës.

Rojet kanë parë personin derisa ishin duke kryer një patrullë rutinore, përgjatë kufirit me Ukrainën.

Por kur ata i kishin bërë thirrje për t’u ndalur, ai kishte kërcyer nga biçikleta dhe ishte fshehur në pyllin e afërm.

Rojet i gjeten shpezët e futura në gjashtë kuti të lidhura në pjesën e prapme të biçikletës.


Dy nga zogjtë kishin ngordhur, por të tjerët ishin kontrolluar nga veterinarët, të cilën kishin thënë se janë të shëndoshë, dhe i kanë vendosur ata në një strehimore kafshësh.